Milloshoski publikon dokumentin, thotë se paraqet propozim kornizën negociuese të Këshillit të BE-së për vendin

Milloshoski publikon dokumentin, thotë se paraqet propozim kornizën negociuese të Këshillit të BE-së për vendin

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski ka publikuar në rrjetet sociale dokumentin, i cili sipas tij paraqet propozim kornizën negociuese të Këshillit të BE-së për Maqedoninë e Veriut në të cilin thuhet se Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë e vitit 2017 bëhen pjesë e kornizës negociuese me BE-në.

Milloshoski ka shtuar se referuar propozimit, Maqedonisë i hapet edhe një çështje tjetër, ajo e Kushtetutës dhe përfshirjes së pakicës bullgare si kusht për caktimin e konferencës së parë ndërqeveritare.

Ai ka akuzuar kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq se për një dokument të tillë ishin në njohur por përsëri nuk kanë arritur që marrëveshjet dypalëshe t’i ndajnë nga korniza negociuese./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button