Ende asnjë aplikim për punë te Ruskoska


Deri më tani, asnjë prokuror nuk ka aplikuar për një vend pune në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Shpallja e Këshillit të Prokurorëve Publik tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe afati i fundit për aplikim është 15 ditë. Kreu i trupit për emërime, ngritjen në detyrë dhe shkarkimin e prokurorëve Aco Kolevski në një bisedë telefonike për Alsat tha se kandidatëve do tu vlerësohen puna individualisht, pavarësisht nëse ata kanë punuar në PSP, ose në raste të krimit të organizuar dhe korrupsionit. I pyetur nëse ish-prokurorët nga PSP, do të ishin më të dobishëm për ta, pasi disa prej tyre njoftuan se do të aplikonin, shefja e Prokurorisë për Krimin e Organizuar u përgjigj:

“Çdo prokuror që e di punën e tij do të jetë i dobishëm në Prokurori”

Pas mbylljes së shpalljes, vetë procesi i përzgjedhjes mund të zgjasë disa muaj. Kandidatët do të thirren për intervista, dhe më pas do të kërkohet një vlerësim i punës së tyre nga Prokurori Republikan Ljubomir Joveski, por edhe nga Prokuroria e Lartë. Prokuroria për krim të organizuar, planifikon të punësojë pesë prokurorë shtesë, dhe do të ketë gjithsej 15. Ruskovska kërkoi 20, por Këshilli i Prokurorëve Publikë vlerësoi se nëse shkojmë me atë numër, mund të ndodhë që numri i prokurorëve në qytete të tjera të zvogëlohet.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button