“27 Prilli”, dëshmuan ish-deputetët e VMRO-së


Shtatë ish-deputetë të VMRO – DPMNE-së duhet ta “mbrojnë” ish-kryetarin Trajko Veljanoski nga akuza për organizimin e ngjarjeve të  27 Prillit. Me propozimin e tij para gjykatës duhet të tregojnë atë që panë dhe dëgjuan të enjten e përgjakshme. Ilija Dimovski tha se atë ditë nuk ka marrë udhëzime nga askush se si të veprojë si koordinator i grupit parlamentar të VMRO – DPMNE. Si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të partisë, ata diskutuan edhe për protestat që u organizuan atëherë kundër Platformës së Tiranës. Dimovski nuk precizoi nëse më 27 prill ka komunikuar me Veljanoskin.

“Jam dëgjuar me Veljanoskin. Përgjigja është po. Edhe më 28 Prill, kam pasur kontakte si dhe me deputetë nga grupet e tjera parlamentare- deklaroi Ilija Dimovski, ish deputet i VMRO – DPMNE-së.

Mbrojtja e Veljanoskit theksoi se të gjitha provat e deritanishme tregojnë se më 27 prill ai ka vepruar ligjërisht.

“Mendoj se pas këtyre provave, posaçërisht deklaratat me shkrim dhe deklaratat e dëshmitarëve tashmë të dëgjuar, nuk ka asnjë bazë që kjo akuzë të qëndrojë dhe do të ishte më reale që ajo të tërhiqej- pohoi Elenko Milanov, avokat i Trajko Veljanoskit.

Prokurorja Vilma Ruskovska theksoi se mbrojtja po përpiqet të dëshmojë diçka që nuk mund të dëshmohet. Për porosinë e avokatëve që ta tërheqë akuzën ajo porositi:

“Avokatët, kur të jenë prokurorë, atëherë do të mund të tregojnë se çfarë duhet të bëjë prokurori dhe çfarë nuk duhet të bëjë- deklaroi Vilma Ruskovska, prokurore

Të akuzuar për organizimin e ngjarjeve të përgjakshme më 27 Prill janë Ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button