Enis Bardhi me Levanten sfidojnë Valadolidin

Reprezentuesit e Maqedonisë në futboll, Stole Dimitrievski dhe Enis Bardhi, mësuan emrat e kundërshtarëve në 1/8 e finales të Kupës së Spanjës. Portieri Dimitrievski dhe skuadra e tij, Rajo Valejkano, do të përballen me skuadrën e Barcelonës, e cila ditë më parë, eliminoi skuadrën e Kornelias me 2-0, pas kohës shtesë dhe dy penaltive të humbura. Ndërkohë Enis Bardhi me Levanten, në raundin eliminator të Kupës së Spanjës, do të përballen me Valadolidin.

 

Ndryshe në 1/8 e finales, në sy bien dy përballje të mëdha të La Ligës: Sevilja-Valencia dhe Betis-Real Sosiedat. Sfidat e 1/8 së finales në Kupën e Spanjës, janë planifikuar të zhvillohen më 26, 27 dhe 28 janar.

LEXO EDHE:

Back to top button