Tatimet vjetore, kontabilistët kërkojnë shtyrjen e afateve

Afati i fundit për dorëzimin e llogarive vjetore dhe raporteve financiare të zgjatet për dy muaj. Në vend të 28 shkurtit, afati i fundit të jetë në fund të prillit, këtë e kërkojnë nga Oda e Kontabilistëve. Afatet ekzistuese janë të shkurtra dhe për shkak të efekteve negative të pandemisë, do të jetë pothuajse e pamundur që të gjitha raportet dhe llogaritë përfundimtare të përgatiten në kohën e duhur, reagojnë kontabilistët.

Ky ndryshim, respektivisht ndryshimi ligjor në Ligjin për Shoqëritë Tregtare është në kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë dhe nuk do të ketë pasojë tatimore, pra nuk do të ketë pasoja mbi shtetin. Shteti do të përfitojë nga cilësia e informacionit financiar sepse afatet kohore janë një nga kriteret kryesore kufizuese për sigurimin e informacionit të saktë – u shpreh Bllagoj Grozadanov, Oda e Kontabilistëve.

Kontabilistët thonë se autoritetet në periudhën e kaluar nuk i kanë dëgjuar kërkesat e tyre. Pas tre vitesh premtim, ende nuk është formuar grup pune për të përgatitur zgjidhje të re ligjore që do të përcaktojë saktësisht se si duhet të punojnë kontabilistët dhe do të jetë në përputhje me direktivat evropiane.

Andrea Cobanova

LEXO EDHE:

Back to top button