Enis Bardhi me Trabzonsporin kundër Bazellit

Sot do të zhvillohen ndeshjet kthyese të 1/16 së finales në Ligën e Konferencë. Reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi me skuadrën e tij, Trabzonspor, do të jetë në transfertë, kundër Bazellit, pasi që takimi i parë u mbyll me fitore 1-0 të skuadrës turke.

Ndërkohë AEK Larnaka me reprezentuesin tjetër të Maqedonisë, Ivan Triçkovski, do të jetë në transfertë në Koshicë, në terrenin neutral, kundër Dnjipros, pasi fitores në takimin e parë me 1-0. Me

të njëjtën epërsi, Ludogoretsi takohet me Anderlehtin, Lacio sfidon Kluzhin dhe Karabaku takohet me Gentin. Skuadra e Fiorentinës është në një hap drejt 1/8 së finales, pasi që shënoi fitore 4-0 në takimin e parë kundër Bragës.

LEXO EDHE:

Back to top button