Enis Bardhi, në ekipin ideal të eliminatoreve “Katar 2022”

Paraqitjet impresive në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, e vendosën Enis Bardhin, në mesin e më të mirëve, në bazë të parametrave statistikore. Futbollisti i Levantes, ishte në formën më të mirë, në momentin e duhur, duke shënuar 3 gola ndaj Armenisë, ndërsa ishe figura qëndrore e lojës së Maqedonisë ndaj Islandës në Shkup.

Faqja e specializuar për statistika “Whoscored” shpalosi ekipin ideal të eliminatoreve për Botërorin “Katarë 2022”, ku Enis Bardhi është në shoqëri te Meguajerit, Van Dajk-ut, Tadiq-it, Levandovski-t, Kejn-it dhe Depaj-t. Bardhi kishte notën 7.82, ndërsa Depaj ishte më i mirë me notën 8.67.

Ndërkohë faqja tjetër e statistikave “Sportskeeda”, e dalloi Enis Bardhin, si një nga 5 befasitë e eliminatoreve, duke e vendosur në vendin e 4-të, pas Aleksandar Mitroviqin e Serbia, Aleksis Sançezin nga Kili dhe Islam Slimanit nga Algjeri, në vendin e parë.

LEXO EDHE:

Back to top button