Erdogan bisedë telefonike me Putinin, diskutohet për luftën në Ukrrainë

Erdogan bisedë telefonike me Putinin, diskutohet për luftën në Ukrrainë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike këtë të premte me homologun rus, Vladimir Putin.

Zyra e kreut të shtetit turk, bëri të ditur se mes dy liderëve u diskutua në lidhje me përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përfundimin e luftës në Ukrainë, shkruan Reuters.

Erdogan përsëriti gatishmërinë e Ankarasë për të bërë pjesën e saj për të zgjidhur në mënyrë paqësore luftën në Ukrainë.

Turqia ka marrëdhënie të ngushta me Ukrainën dhe Rusinë dhe ka kërkuar të balancojë lidhjet gjatë luftës, duke hedhur poshtë sanksionet perëndimore ndaj Moskës, ndërsa kritikon pushtimin rus dhe furnizon Kievin me dronë.

Së bashku me Kombet e Bashkuara, Turqia ndërmjetësoi marrëveshjen e korrikut për të zhbllokuar eksportet e grurit ukrainas nga portet e saj të Detit të Zi.

Marrëdhëniet e Ankarasë me Rusinë janë komplekse, me të dy vendet që bashkëpunojnë ngushtë për furnizimin me energji, ndërsa janë në mosmarrëveshje për Sirinë, Libinë dhe Azerbajxhanin.

LEXO EDHE:

Back to top button