Erdogan ngre shqetësimin për rritjen e çmimeve

Presidenti i Turqisë, Rexchep Tajip Erdogan tha se “Ne po bëjmë çdo lloj sakrifice për të mbrojtur qytetarët tanë në një periudhë kur çmimet e energjisë në gjithë botën, kryesisht në Evropë janë rritur 2 deri në 5 herë”, transmeton Anadolu. Erdogan këto fjalë i tha drejtuar kreut të partisë CHP, Kılıcdaroglu.

“Ne po bëjmë çdo lloj sakrifice për të mbrojtur qytetarët tanë në një periudhë kur çmimet e energjisë në gjithë botën, kryesisht në Evropë janë rritur 2 deri në 5 herë. A nuk je në vetëdije, nuk shikon televizor? Nuk e shikon gjendjen në të cilën ndodhet bota, Evropa në energji? Kanë probleme në mungesën me benzinën. Nuk i sheh gjendjet e tyre? Kryesisht vende si Amerika, Gjermania, Britania janë pothuajse të falimentuara në karburante”.

Presidenti turk theksoi se përtej kësaj nuk mund të gjejnë as shoferë kamioni.

“Që kur filloi pandemia ne kemi mbajtur dhe vazhdojmë të mbajmë në nivelin më të ulët të mundshëm çmimet nën kontrollin publik në sektorin e energjisë dhe duke i subvencionuar kur është e nevojshme”.

Erdogan tha se ata po bëjnë përpjekje intensive në mënyrë që kontratat ndërkombëtare që do të ndikojnë në çmimet e energjisë të sigurojnë avantazhet më të larta në favor të Turqisë.

“Në një proces ku gjithçka që ndikon në kostot, veçanërisht çmimet e mallrave në botë janë rritur në një nivel të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore, ne po përpiqemi të ndihmojë vendin tonë që të kalojë këtë periudhë me sa më pak probleme. Fjalët nga foltoret e atyre që nuk janë në dijeni të realiteteve të vendit dhe botës nuk kanë asnjë dobi dhe asnjë përfitim për këtë tablo. Ata flasin, ne ofrojmë shërbim, prodhojmë vepra, zgjidhim probleme, paraqesim objektiva dhe vizione të reja”, tha Erdogan.

LEXO EDHE:

Back to top button