Erdogan njoftoi për rritje prej 45 për qind të pagave të nëpunësve civilë

Erdogan njoftoi për rritje prej 45 për qind të pagave të nëpunësve civilë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar rritjen e pagave të nëpunësve civilë me 45 për qind.

Këtë e bëri në Ankara gjatë dialogut për të drejtat ekonomike dhe sociale të punëtorëve në sektorin publik.

Sipas tij, me këtë rritje, paga më e ulët do të jetë 15 mijë lira (pothuajse 700 euro).

Erdogan premtoi se pagat dhe pensionet e nëpunësve civilë do të vazhdojnë të rriten.

Çështjet ekonomike janë çështje kyçe në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj.

Norma zyrtare e inflacionit është 85.5 për qind, që është norma më e lartë e inflacionit në 24 vitet e fundit.

Disa pretendojnë se inflacioni është dukshëm më i lartë se ai zyrtar. Kjo rezultoi në një zhvlerësim të ndjeshëm të monedhës vendase.

Përveç problemeve të mëdha ekonomike, Turqia u godit nga një tërmet shkatërrues në fillim të shkurtit të këtij viti, i cili e bëri edhe më të vështirë qeverisjen e Erdoganit.

Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka qenë në pushtet për 20 vjet dhe ka premtuar zgjidhjen e problemeve ekonomike.

Sondazhet tregojnë një garë të ngushtë midis Erdoganit dhe kandidatit presidencial të opozitës Kemal Kilicdaroglu të Partisë Republikane Popullore Kemaliste (CHP).

Përveç presidentit, turqit do të zgjedhin edhe anëtarë të parlamentit.

LEXO EDHE:

Back to top button