Erdogani e bën ministër përkrahësin e politikave që po e dobësojnë lirën

Erdogani e bën ministër përkrahësin e politikave që po e dobësojnë lirën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, të enjten emëroi ministër të Thesarit dhe Financave një përkrahës të fuqishëm të politikës së tij për shkallë të ulët të interesit.

Nureddin Nebati u emërua ministër, pasi paraardhësi i tij, Lutfi Elvan, kërkoi që të lirohej nga detyra, sipas njoftimit në Gazetën Zyrtare, në kohën kur lira turke shënoi një varg rëniesh rekorde pas shqetësimeve rreth drejtimit të politikave të ekonomisë.

Nebati ka shërbyer tre vjet si zëvendësministër i Financave. Javën e kaluar, ai e çmoi nismën e presidentit turk për uljen e shkallës së interesit dhe tha se Turqia për vite është munduar që të zbatojë një politikë me shkallë të ulëta të interesit, por është përballur me kundërshtim të fuqishëm, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Kësaj radhe, ne jemi të përkushtuar për ta zbatuar këtë”, shkroi Nebati në Twitter, duke shtuar se nuk ka problem që të mbahen të ulëta shkallët e interesit në kushtet e tanishme të tregut.

Banka Qendrore e Turqisë e ka ulur shkallën e interesit tri herë nga shtatori. Vetëm muajin e kaluar, vlera e lirës turke shënoi rënie për 27 për qind. Pas emërimit të ministrit të ri të enjten, vlera e valutës turke u dobësua edhe më tej në raport me dollarin.

Nga mesi i vitit 2019, presidenti turk ka shkarkuar tre guvernatorë të Bankës Qendrore dhe në tetor gjithashtu largoi nga detyra tre politikëbërës të lartë të kësaj banke.

LEXO EDHE:

Back to top button