Erdogani e pret Ramën për darkë në Presidencë

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme është pritur në një darkë pune nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Në takim është biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe rritjen e bashkëpunimit.

Kreu i ekzekutivit shqiptar u shpreh pasditen e sotme se vizita dyditore në Turqi po zhvillohet për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport.

Gjatë vizitës Edi Rama shoqërohet nga disa ministra ta kabinetit qeveritar.

LEXO EDHE:

Back to top button