Erë e fuqishme deri 190km/h – Uragani Melissa godet Kubën

Erë e fuqishme deri 190km/h - Uragani Melissa godet Kubën

Uragani Melissa ka goditur Kubën, disa orë pasi shkaktoi shkatërrim në Xhamajkën fqinje, teksa kjo ishte stuhia më e fuqishme që goditi këtë ishull në Karaibe. Melissa goditi brigjet jugore dhe lindore të Kubës me erëra që arritën deri në 195 kilometra në orë, tha Qendra kombëtare amerikane për uragane. Afër 735 mijë persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre në pjesën lindore të Kubës teksa stuhia afrohej, thanë autoritetet.  Fuqia e uraganit Melissa është dobësuar, por vazhdon të jetë një stuhi e rrezikshme e kategorisë tre, pasi goditi Xhamajkën me erëra të fuqishme. Kur goditi Xhamajkën, stuhia ishte klasifikuar në kategorinë pesë. Stuhia ka shkaktuar përmbytje në Xhamajkë dhe ka lënë mbi 500 mijë banorë pa energji elektrike. Meteorologët thanë se Melissa është uragani i tretë më i fuqishëm që ka goditur Karaiben. Shkencëtarët thonë se uraganet po forcohen më shpejt dhe po bëhen më të shpeshtë si pasojë e ngrohjes së ujërave të oqeanit të shkaktuar nga emetimet e gazeve serrë.

“Është stuhia më e fortë që kemi parë globalisht këtë vit, kështu që është shqetësuese. Por është një dinamikë paksa e ndryshme nga një uragan normal për faktin se ka mbledhur të gjithë këtë energji nga temperaturat më të ngrohta të sipërfaqes së detit dhe më pas po e liron këtë energji në shpejtësi më të larta të erës dhe gjithashtu në reshje intensive të shiut”, deklaroi Kloe Brimicombe, Shkencëtare. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button