Reagime të shumta në Shqipëri pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gazetare: Ilirida Sulejmani

Reagime të shumta në Shqipëri ndaj vendimit kundër ish-krerëve të UÇK-së.  Kryeministri Edi menjëherë pas shpalljes së vendimit ka shkruar shkurt “Marre”.

Ndërkohë presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka shprehur trishtim të thellë.

“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në. Liria ka emër!”, deklaroi Bajram Begaj, Presidenti i Shqipërisë.

Sali Berisha vazhdon të jetë i tensionuar me situatën pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-udhëheqësve politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot është një ditë jo e mirë për shqiptarët, për mbarë kombin, për familjet e ish-udhëheqësve politikë të Luftës Çlirimtare dhe të Kosovës, pasi gjykata e shkallës së parë në Hagë komunikoi vendime me të cilat në mënyrë absolute nuk arriti të substanciojë asgjë konkrete përveç deklaratave të përgjithshme që janë përsëritur me dhjetëra dhe qindra herë nga propaganda e Beogradit”, tha Sali Berisha, Kryetar i PD-së.

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Erion Braçe tha se ndjehet i turpëruar me vendimin e Gjykatës.

“U turpëruam si shqiptarë të Kosovës dhe na turpëruan si shqiptarë të Shqipërisë. Lufta e një populli për liri, lufta e një populli jo për të sulmuar por në mbrojtje të jetës, të nderit , të dinjitetit dhe të vendit të tij, një popull i organizuar për të bërë luftën e tij, u konsiderua në mënyrën më të qartë të mundshme, në emër të popullit të Kosovës, ndërmarrje kriminale”, theksoi Erion Brançe.

Pandeli Majko e konsideron vendimin e Gjykatës si të zbehtë.

“Vendimi i Gjykatës së Hagës ishte një e zbehtë e përndjekur nga e kaluara! E vërteta është bijë e kohës jo Gjykatës”, tha Pandeli Majko./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button