Kreu i VLEN-it Izet Mexhiti e ka cilësuar si zhgënjyes dhe të padrejtë vendimin e sotëm të Hagës ndaj krerëve të UÇK-së. Në një reagim në Facebook, Mexhiti tha se UÇK-ja ka zhvilluar, siç shprehet ai, një luftë të pastër dhe mbrojtëse për liri, pavarësi dhe dinjitet.
“Historia e lavdishme e popullit tonë nuk mund të tjetërsohet, as të njolloset me vendime që i shërbejnë padrejtësisë e jo të vërtetës. Beteja për historinë e vërtetë dhe për drejtësi meriton dhe duhet të vazhdojë deri në fitoren e saj”, përfundon Mexhiti reagimin e tij.








