Hagë: Nuk u provuan krimet kundër njerëzimit ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit

Gjykata Speciale konstatoi se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga katër udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.  Kryetari i trupit gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, Charles Smith, tha se ZPS-ja s’ka arritur të provonte se ishin kryer krime kundër njerëzimit. Lidhje me rënien e akuzës për krime lufte, Smith theksoi se incidentet mbi të cilat bazohen akuzat, nuk mund të cilësohen si krime lufte, ndërsa trupi gjykues ka konstatuar se nuk përmbushen kriteret e përgjithshme me këto krime.

SINKRON: Charles Smith, Kryetar i Trupit Gjykyes në Dhomat e Specializuara
“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur, gjegjësisht ose sistematik kundër një popullate civile si kusht për krime kundër njerëzimit, trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk arriti të vërtetojë jashtë dyshimit të arsyeshëm se ishte kryer një sulm i përhapur, gjegjësisht ose sistematik kundër një popullate civile. Në këtë pikë, trupi gjykues konstatoi se midis prillit 1998 dhe gushtit 1999 anëtarët e UÇK-së kryen akte dhune dhe keqtrajtimi ndaj civilëve anë e mbanë Kosovës dhe disa zona të Shqipërisë së veriut të kontrolluara nga UÇK-ja, ndër to edhe aktet e përmendura në nenin 13 të ligjit. Trupi gjykues konstatoi se këto akte përmbanin sulm të përhapur, gjegjësisht dhe sistematik. Por trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk arriti të vërtetonte jashtë dyshimit të arsyeshëm se ky sulm është drejtuar kundër një popullate civile.

 

“Trupi gjykues konstatoi se, ndonëse ekzistonte një politikë ose plan për shënjestrimin e personave që konsideroheshin kundërshtarë, viktimat u zgjodhën vetëm në faktorin individual e jo në një popullatë civile të shënjestruar. Rrjedhimisht, trupi gjykues nuk është bindur se personat e shënjestruar mund të shënjestrësohen si popullatë civile. Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk arriti të provonte se ishin kryer krime kundër njerëzimit, si përndjekja, burgosja, veprimet e tjera çnjerëzore dhe zhdukja me forcë.”

 

LEXO EDHE:

Back to top button