DPB e Strugës ka ngritur kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës, Ramiz Merko dhe A.B. (40), të dy nga Struga, si dhe kundër N.R. (57) nga fshati Poum i Strugës për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kryerje e pakujdesshme e detyrave zyrtare”.
Pretendohet se Merko, si ish-kryetar i komunës së Strugës, gjatë mandatit të tij, ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar duke mos ushtruar mbikëqyrjen e duhur dhe duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim dhe duke nënshkruar në mënyrë të paligjshme një miratim për ndërtimin e një parcele kadastrale në fshatin Misleshevë të Strugës.
I dyshuari i dytë dhe i tretë, në pozicionet e tyre si këshilltarë në Sektorin për Urbanizëm, Veprimtari Komunale, Trafik dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe ndihmës udhëheqës i të njëjtit sektor, më parë kishin përgatitur në mënyrë të paligjshme miratimin dhe, bazuar në dokumentacion të paplotë dhe pa një projekt ideor të bashkangjitur, miratimi është lëshuar në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim.








