Charles Smith: Vendimi nuk ka të bëjë me UÇK-në dhe synimin për një Kosovë të pavarur

Seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve, nisi me fjalimin e kryetarit të trupit gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, Charles Smith, i cili ka thënë se vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk ka të bëjë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe as synimin e saj për një Kosovë të pavarur. Sipas tij, Specialja trajton vetëm pretendimet për krimet që janë kryer kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës nga disa anëtarë të UÇK-së dhe vetë të akuzuarve. Ai ka thënë se gjatë gjykimit u morën provat e 273 dëshmitarëve me shkrim dhe me gojë, 5467 prova materiale u pranuan si dhe transkriptat në këtë çështje gjyqësore shkuan në mbi 28 mijë

Në seancën që po zhvillohet në Hagë, ai tha përgjegjësia penale para Dhomave të Specializuara është vetëm personale.

“Çështja ka të bëjë vetëm me fakte dhe rrethana kundër të akuzuarve për këtë çështje gjyqësore. Kjo çështje gjyqësore nuk ka të bëjë me UÇK-në dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur. Kjo çështje gjyqësore nuk ka të bëjë me vlerësimin e përgjegjësive të njërës palë kundër palës tjetër. Kjo çështje gjyqësore nuk ka të bëjë me krimet që padyshim forcat dhe paramilitarët serbë kryen kundër shqiptarëve të Kosovës. Kjo çështje gjyqësore nuk ka të bëjë me çfarëdo pretendimi për vetëmbrojtje. Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë vetëm me pyetjet se a janë kryer krimet e pretenduara në aktakuzë dhe a mund të mbahen penalisht të akuzuarit për to. Konkretisht, krimet që pretendohet se janë kryer kundër serbëve, romëve dhe në veçanti kundër shqiptarëve të Kosovës nga disa anëtarë të UÇK-së dhe nga vetë të akuzuarit. Lidhur me këtë aspekt, përgjegjësia penale para Dhomave të Specializuara është vetëm personale”, deklaroi Charles Smith.

LEXO EDHE:

Back to top button