Reagon Ali Ahmeti: Beteja do të vazhdojë në Gjykatën e Apelit

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti e ka cilësuar si të padrejtë dhe zhgënjyes vendimin e sotëm ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në një reagim në Facebook, Ahmeti bëri thirrje për maturi dhe unitet, duke kërkuar që të shmangen tensionet dhe përçarjet. Ai tha se pretendimet e dikurshme për trafikim organesh nuk u shndërruan në akuza në këtë proces, ndërsa theksoi se Gjykata i shpalli të pafajshëm të akuzuarit për krime kundër njerëzimit. Sipas Ahmetit, këto fakte duhet të kujtohen sa herë që, siç shkruan ai, UÇK-ja paraqitet si ndërmarrje kriminale. Ahmeti shprehu bindjen se edhe akuzat e tjera do të rrëzohen në procesin e mëtejshëm gjyqësor dhe se mbrojtja do ta vazhdojë betejën në Apel. “Me besim në drejtësi, beteja vazhdon në apel”, përfundon reagimi i tij.

LEXO EDHE:

Back to top button