Erik Ten Hag largon 6 lojtarë, 4 janë standard te “Djajtë e Kuq”

Sapo është mbyllur merkato e janarit dhe skuadrat tashmë janë fokusuar te pjesa e dytë e sezonit, ndërsa në shtëpinë e Man. Junajtedit po mendojnë seriozisht për të ardhmen. Trajneri holandez, Erik ten Hag i ka idetë e qarta për të ardhmen dhe për këtë arsye ai ka bërë gati edhe listën e lojtarëve, të cilët do të dalin në merkato gjatë verës, pasi nuk bëjnë më pjesë në planet e tij.

Kështu, mediet angleze raportojnë se, trajneri ka vendosur në këtë listë gjashtë futbollistë, duke nisur nga Hari Meguajer, Skot MekTominej, Entoni Martial, Doni van de Bek, Erik Baili dhe Aleks Teles.

Katër lojtarët e parë janë pjesë e skuadrës aktualisht në këtë sezon, ndërsa Baili është i huazuar te Marseja, ashtu si Aleks Teles i cili aktualisht po luan te Sevilja. Sipas medieve angleze, Ten Hag ua ka komunikuar këtë gjë lojtarëve që këta të fundit të nisin që tani dhe të mendojnë për të ardhmen e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button