Erik Ten Hag, vendos dy emra të ekipit në merkato

Trajneri i Man. Junajtedit, Erik ten Hag, është gati të arkëtojë para nga shitja e dy lojtarëve të ekipit të parë këtë verë. Pavarësisht bisedave për shitjen e klubit nga familja Glejzer, financat e tyre nuk janë të qëndrueshme për të tentuar blerje të reja në afatin e ardhshëm kalimtar.

Shumë ekspertë financiarë besojnë se “Djajtë e Kuq” duhet të shesin për të financuar blerje të reja sikurse ato që përjetuan verën e fundit. Sipas mediumit talkSPORT, trajneri Ten Hag do të lehtësojë shqetësimet e Fair Play Financiar duke shitur dy yjet; Harry Maguire dhe Enton Marsial.

Holandezi është gati të lejojë largimin e dyshes, ndërkohë që edhe lojtarë të tjerë të ekipit të parë mund të jenë në rrezik nëse vijnë oferta të mira. Man. Junajted do të ndjekë një qendërsulmues, një mesfushor qendror dhe ndoshta një qendërmbrojtës rezervë gjatë verës.

LEXO EDHE:

Back to top button