Zbulohet lista e dëshirave të Jurgen Klop, me nëntë blerjet verore

Trajneri i Liverpullit, Jurgen Klop, ka një listë të rëndësishme blerjesh të nëntë lojtarëve që dëshiron të nënshkruajë me ta gjatë afatit kalimtar të verës.

Pavarësisht një fitoreje të madhe me rezultat 7-0 ndaj Man. Junajtedit në fundjavë, Klop dëshiron revolucion pas mbylljes së sezonit. Gjermani është i vetëdijshëm se paraqitjet nuk kanë qenë mjaft të mira këtë sezon në tërësi, që do të thotë se shumë lojtarë mund të vijnë në Anfield.

Sipas mediumit “Sky Germany”, janë nëntë lojtarë në listën e blerjeve që Klopp dhe drejtuesit e Reds kanë etiketuar. Këto dëshira përfshijnë yllin e Lajpzigut, Joshko Gvardiol, Evan N’Dika (Aintraht Frankfurt) dhe Jurrien Timber (Ajaks), të cilët synohen për përforcimin e mbrojtjes.

Xhud Belingam (Borusia Dortmund), Edson Alvarez (Ajaks), Ismael Benacer (AC Milan), Ruben Neves (Wolves), Juri Tielemans (Lester Siti) dhe Nicolo Barella (Inter) që duan për përforcimin e mesfushës. Klubi e sheh nënshkrimin e një mesfushori qendror dhe një qendërmbrojtës si prioritetet e tyre kryesore në afatin kalimtar veror.

LEXO EDHE:

Back to top button