Erling Haaland vendos rekord të ri në Premier Ligë

Erling Haaland është në super formë dhe pa dyshim sulmuesi norvegjezi është kthyer jo vetëm në yllin e Mançester Siti-t, por edhe të Premier Ligës.

Me fitoren 6-3 të Siti-t ndaj Junajtedit në derbin e Mançesterit këtë të dielë, sulmuesi ka vendosur një rekord të veçantë në elitën e futbollit anglez. Haaland bëhet i pari lojtar që në tre ndeshje radhazi të luajtura në shtëpi realizon hat-trick, pra nga tre gola.

Sulmuesi 22-vjeçar realizoi 3 gola në fitoren 4-2 të Man. Siti-t ndaj Kristal Pallasit, 3 gola në fitoren 6-0 ndaj Notingam Forestit, dhe së fundmi 3 gola në fitoren 6-3 ndaj Man. Junajtedit.

LEXO EDHE:

Back to top button