Escobar pritet që të ketë adresim për takimin Kurti – Vuçiq

Escobar pritet që të ketë adresim për takimin Kurti – Vuçiq

I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ishte i parë që ka dalë jashtë ndërtesës ku u mbajt takimi në mes kryeministrit Albin Kurti, e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit, Escobar është parë duke biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ndërsa më pas është kthyer serish tek vila ku u mbajt takimi, njofton Klankosova.tv.

Ai tha se do të dalë në konferencë për media, pasi një gjë të tillë ta bëjë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Escobar ka qëndruar si lehtësues i dialogut i cili zgjati më shumë se dhjetë orë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.

LEXO EDHE:

Back to top button