Tre policë të vrarë në luftimet me kartelin e drogës në Meksikë

Tre policë të vrarë në luftimet me kartelin e drogës në Meksikë

Tre policë dhe një i dyshuar janë vrarë gjatë përplasjes së armatosur të policisë me anëtarët e një karteli të drogës në periferi të Meksiko Cityt. Ndjekja me automjete ishte shenjë e dhunës që kryeqyteti meksikan rrallë e përjeton, por është bërë përditshmëri për pjesët veriore dhe perëndimore të shtetit.

Policia ka njoftuar se dy zyrtarë janë vrarë në qytet kur njësiti iu afrua shtëpisë në të cilën dyshoheshin se po fshiheshin anëtarët e një karteli të drogës. Të dyshuarit po kërkoheshin edhe për vrasje, ndërkaq kishin kidnapuar katër persona.

Të dyshuarit kanë ikur me automjet dhe kanë vazhduar të gjuajnë në drejtim të policisë që po i ndiqte. Ata janë përplasur në një ndriçues rrugësh. Policia ka njoftuar se shtatë të dyshuar janë arrestuar, në mesin e tyre ishte edhe një grua. Autoritetet meksikane kanë thënë se në vendin e ngjarjes është gjetur armatim i rëndë.

LEXO EDHE:

Back to top button