Është 102 vjeç, italiani kalon me sukses testin për të rinovuar patentën

Është 102 vjeç, italiani kalon me sukses testin për të rinovuar patentën

Një 102-vjeçar italian ka kaluar testin për rinovimin e patentës së shoferit. I lindur më 6 maj 1920, Mario Bonetti nga qyteti i Viareggios është lejuar që të vazhdojë të drejtojë Fiat Panda-n e tij sepse është në formë dhe ende sheh dhe dëgjon mirë.

Bonetti mori patentën e shoferit më shumë se 80 vjet më parë, kur Italia ishte ende një monarki. “Xhaxhai im është një mrekulli e natyrës, ai sheh mirë, është kurioz, inteligjent dhe dëgjon mirë”, tha mbesa e tij Adriana Bonettipër gazetën La Nazione.

Dhe ky është vitaliteti i shpirtit: një 102-vjeçar italian zgjati patentën e shoferit

“Gjatë testit vjetor për rinovimin e patentës së tij, ai ishte totalisht i relaksuar.”, theksoi ajo. Por ai nuk është i vetmi person në këtë moshë me patentë shoferi në Itali. Në Maj, 100 vjeçarja Candida Uderzo rinovoi gjithashtu patentën e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button