Është kthyer në modë vendosja e letrës higjienike në frigorifer
Vendosja e letrës higjienike në frigorifer është një truk që u bë viral në rrjetet sociale në vitin 2015, dhe tani është sërish trend.

Në vend të një kutie klasike me sodë buke, mund të vendosni një rrotull letre higjienike në pjesën e pasme të frigoriferit. Lagështia në frigorifer mund të shkaktojë myk dhe aroma të pakëndshme, dhe letra higjienike funksionon duke thithur lagështinë dhe aromat e tepërta.
Megjithatë, duhet theksuar se letra higjienike është vetëm një zgjidhje e përkohshme. Soda e bukës mbetet alternativa më efektive për shumicën e familjeve kur bëhet fjalë për eliminimin e aromave të pakëndshme.
Pasi të keni përdorur sodë buke për këtë qëllim, mos e përdorni në gatim pasi mund të jetë e kontaminuar.
Zgjidhje alternative efektive për aromat e pakëndshme mund të jenë qymyri i aktivizuar dhe ekstrakti i vaniljes. Nëse njomni një copë pambuku në vanilje dhe e vendosni në frigorifer, do të ketë erë si furrë buke. Gjithashtu, disa frigoriferë modernë sot vijnë me filtra ultravjollcë për të hequr aromat, sipas një raporti nga WFLA.