ESPN: Franca, fituese e Botërorit të ardhshëm në vitin 2026

Një ditë pas përfundimit të Botërorit në Katar, medium amerikan “ESPN”, doli me vlerësim se kush mund të jetë fitues i Botërorit në vitin 2026, i cili do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksiko.
Sipas “ESPN”-it, Franca është favoriti i parë, pasi që do të ketë nw sulm Kilian Mbape-n në moshën 27 vjeçare dhe shumë talente të reja që prodhon sistemi futbollistik francez.
Ndërkohë sipas mediumit amerikan, gara për golashënuesin kryesor do të jetë në mes Mbapes dhe norvegjezit Halland, ndwrsa në fund, çmimi do të shkojë në duart e sulmuesit të Norvegjisë, nëse kjo e fundit kualifikohet në Botërorin 2026.
Sipas “ESPN”-it, portieri më i mirë do të jetë Donaruma, lojtari më i ri do të jetë Xhamall Musiala, ndërsa befasia e turneut do të jetë Meksiko.
Kujtojmë se në Botërorin e ardhshëm, do të marrin pjesë 48 kombëtare, ndërsa ende nuk është përcaktuar sistemi i garimit.