Ndryshimet në ligjin për tatim-fitimin shkaktojnë reagimin e Odës Ekonomike

Ndryshimet në ligjin për tatim-fitimin shkaktojnë reagimin e Odës Ekonomike

Gazetar: Ile Petrevski

Lidhja e Odave Ekonomike ka paralajmëruar deputetët se nëse miratohen ndryshimet në Ligjin për tatimit e fitimit, me të cilat parashihet heqja e lirimit të kompanive nga pagesa e taksës vjetore nëse nuk kanë bërë qarkullim prej tre milionë denarë, rreth 50 mijë biznese të vogla dhe mikro janë në rrezik për mbijetesë. Nga kjo shoqatë kërkojnë që qeveria të heqë dorë nga këto ndryshime dhe në vend të taksave të reja për kompanitë që punojnë në mënyrë legale, të mund në sistemin tatimor të vendos persona juridik dhe fizik që punojnë në mënyrë të paligjshme dhe nëpërmjet tyre ta mbush buxhetin.

“Vërejtja e dytë kyçe e të njëjtit projektligj është dispozita që parashikon detyrimin për të paguar pesëfishin e shumës së tatimit në rastet kur tatimpaguesi nuk vërteton në mënyrë të dokumentuar se lirimin nga tatimi e ka përdorur për investime në mjete materiale dhe në mjete jomateriale për zgjerimin e aktivitetit”, thonë nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Sipas biznesmenëve, kjo mënyrë e rregullimit ligjor të procedurës do të lërë hapësirë për vendimmarrje dhe ndëshkim subjektiv, do të ketë mundësi korrupsioni dhe do të reduktohen investimet. Përveç kësaj, odat thonë se është problem edhe që këto ndryshime ligjore nuk janë publikuar fare në Regjistrin Nacional Elektronik të Rregulloreve. Përveç kësaj, ata janë të indinjuar që këto rregulla të reja sillen me procedurë të shpejtë pa lënë hapësirë për rregullime apo planifikim paraprak për kompanitë. Sipas të dhënave nga Regjistri Qendror, nga fillimi i këtij viti deri më 1 nëntor në Maqedoni kanë dështuar 6400 kompani. Shumica e tyre kanë qenë nga tregtia dhe industria përpunuese. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button