Etnia në letërnjoftime, LSDM: Do të ndërhymë me amendamente në Ligj

Ligji për letërnjoftimet është në procedurë parlamentare dhe të enjten do të shqyrtohet në lexim të parë në seancë plenare. Megjithatë, propozim-ndryshimet nuk përfshinë premtimin e shumëpërfolur, që përkatësia etnike e qytetarëve të shkruhet në kartën e identitetit. LSDM-ja bëri të ditur se qëndron në marrëveshjen paraprake që ka pasur me Lëvizjen Besa në këtë drejtim dhe, për ta bërë atë të mundur, do të ndërhyjë në propozim-ligj me amendamente.
Propozim-ndryshimet në ligjin për letërnjoftim kanë të bëjnë me harmonizimin e tij me ligjin për procedurë kundërvajtjeje, konkretisht, uljen e shumës së gjobave.
Ata janë ligje të cilët përbërja e kaluar e Kuvendit nuk i miratoi para shpërndarjes së asaj përbërje. Qeveria me shkrim njoftoi se mbetet në tekstin si është dërguar atëherë. Sigurisht, ata janë me procedurë të rregullt dhe me amendamente do të ndikojmë që të vijmë deri tek ajo për të cilën ju flisni”-tha Jovan Mitrevski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së

LEXO EDHE:

Back to top button