“Euro Derby” mes fushës dhe merkatos

Sonte në mbrëmje, në “San Siro”, “kuqezinjtë” dhe “zikaltërit” do të përballen në ndeshjen e parë nga dy të tilla gjysmëfinale të Champions League. Një përballje e dyfishtë që kishte munguar prej saktësisht 20 vitesh në hijen e ‘Madonnina’, siç ndodhi në vitin 2003, kur luftohej për një vend në finalen e Ligës së Kampionëve.

E përveç përballjes në fushë, dy klubet milaneze do të përballen edhe në merkato. Sipas raporteve nga “Calciomercato.com”, dy skuadrat janë në gjurmët e dy objektivave të përbashkët. I pari është Mateo Retegui, sulmuesi i kombëtares axurre, gati të largohet nga Tigre verën e ardhshme, ndërsa tjetri është Tomaso Baldanzi, mesfushori-sulmues i lindur më 2003, pjesë e Empolit.

Për Reteguin, i cili ka një vlerësim rreth 20 milionë euro, Interi është në “pole position” karshi Milanit, ndërsa sa i përket Baldanzit, “Djalli” e konsideron atë një alternativë të vlefshme për Brahim Diaz dhe mund të vendosë të përshpejtojë negociatat në javët në vijim. Synimi është të mundë konkurrencën edhe nga Interi.

Nga fusha në merkato; ai mes Milanit dhe Interit mbetet një derbi me të gjitha “valencat”, i cili mund të zgjasë edhe përtej 180 minutave që do të përcaktojnë skuadrën që do të fluturojë drejt Stambollit më 10 qershor për finalen e Ligës së Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button