Euroambasadori Gir me apel për ndryshimin e kushtetutës

Euroambasadori Gir me apel për ndryshimin e kushtetutës

Gazetar: Lluka Andreev

Ambasadori evropian David Gir bëri thirrje që amendamentet kushtetuese të miratohen sa më shpejt në mënyrë që vendi të vazhdojë rrugën e integrimit evropian. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Gir tha se procesi është në dorën e shtetit dhe Kuvendit dhe sapo të miratohen ndryshimet do të kalojë menjëherë në fazën tjetër. Pra, siç shtoi Gir, pa pasur nevojë për vendime shtesë nga BE-ja, por automatikisht. Sipas tij, duhet shfrytëzuar momenti në procesin e zgjerimit, i cili u ngrit pas agresionit rus në Ukrainë.

“Shpresoj shumë që do të mund të miratohen ndryshimet kushtetuese, sepse besoj se vendi i këtij shteti është në Bashkimin Evropian dhe dëshirojmë që sa më shpejt të na bashkoheni, ndërkohë që zbatohen të gjitha reformat që janë të nevojshme për të qenë anëtar i plotë i BE-së”, deklaroi David Gir – ambasador evropian.

Ndryshimet kushtetuese ishin një nga temat e diskutuara nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Ageler. Sipas njoftimit të qeverisë, në takim është nënvizuar se subjektet politike pro-evropiane duhet të njohin pjesën e tyre të përgjegjësisë në këtë moment. Siç shtohet, hapi i ardhshëm në Kuvend është i një rëndësie kyçe për drejtimin Evropian të vendit.

Ndryshe, presidenti Stevo Pendarovski dje në një intervistë televizive theksoi se nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese së shpejti, kjo detyrë do t’i lihet përbërjes së ardhshme parlamentare. Duke u bazuar në deklaratat publike të politikanëve, Pendarovski vlerësoi se do të jetë e vështirë të arrihet shumicë prej dy të tretash.

Por ndryshe nga ai, kryeministri Kovaçevski beson se kjo mund të ndodhë. Nuk pritej shumicë prej dy të tretash as për Marrëveshjen e Prespës, por gjithsesi ndodhi.

“Ky lloj procesi duhet të përfundojë më shpejt në mënyrë që ne të bëhemi më shpejt anëtarë të plotë të BE-së, sepse gjëja tjetër është izolimi, pritja, bllokada dhe në fund të ulemi në tavolinë dhe të mendojmë se si ta përfundojmë procesin ndërsa një herë e pamë se në vend që të kishim zgjidhje në vitin 2011 për kontestin me Greqinë, ajo u vonua dhe në fund morëm zgjidhje më të keqe”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Sipas VMRO-DPMNE-së, është mirë që Pendarovski pranoi se qeveria nuk ka siguruar shumicë prej dy të tretash për ndryshimin e Kushtetutës. Kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, në një intervistë për radio mëngjesin e sotëm ka thënë se nëse nuk ka ndryshim të kushteve përderisa ai është kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe pavarësisht nëse partia do ta udhëheqë qeverinë apo jo, ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button