Eurointegrimet, Kasami: Nevojitet kohë

Eurointegrimet, Kasami: Nevojitet kohë

Kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami duke komentuar ndryshimet kushtetuese dhe afatin e paraqitur gjashtë mujor, tha se tashmë po punohet në një kontekst të ri që ka të bej me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Kasami tha se po punohet në mënyrë intensive me partnerët siç janë BE-ja dhe SHBA-të dhe zgjidhja e ngërçit të bëhet në bashkëpunim edhe me Sofjen.

“ Afatet që janë dhënë janë dhënë me një kontekst të caktuar por ajo që është me rëndësi është se ndryshimet kushtetuese do të behën në drejtim të procesit dhe procesi ka të bëj me anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Por derisa nuk zgjidhet procesi i tërësishëm i euro integrimeve vetë procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk është qëllim ne vetvete, prandaj po punojmë vazhdimisht me partnerët tonë SHBA-në dhe BE-në që të kemi një kontekst të ri edhe aj kontekst nënkupton që edhe Sofja është partner i jonë edhe këtë mund ta zgjedhim në një bashkëpunim mes Shkupit dhe Sofjes. Kjo do të thotë se gjitha propozimet vlejnë por ndryshimet kushtetuese bëhet që Maqedonia e Veriut të vazhdoj integrimin në Bashkimin e Evropian , por derisa nuk e shohim si tërësi anëtarësimin në BE- dhe një element ka të bëj me ndryshimet kushtetuese mendoj se nuk do ta zgjidhim problemin”, tha Bilall Kasami – Kryetar i Lëvizjes Besa./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button