Policia franceze ka njoftuar se sot ka evakuuar tetë aeroporte në tërë territorin e Francës për shkak të kërcënimeve për bombëvënie.
Siç raporton Reuters, janë evakuuar aeroportet në Toulouse, Biarritz, Pau, Nice, Lyon, Lille, Rennes dhe Nantes.
AFP raporton duke u thirrur në burime brenda policisë franceze, se evakuimi do t’ju mundësojë autoriteteve të sigurisë “të qartësojnë çfarëdo dyshimi që kishin” lidhur me kërcënimet.
Janë anuluar zbritjet dhe ngritjet e aeroplanëve në aeroportet që janë “prekur” nga këto kërcënime, kurse pasagjerët janë paralajmëruar për vonesa deri në tri orë.
Sipas Reuters, në aeroportin e Lille, kanë arritur “ekipet e sigurisë” për të vërtetuar pretendimet për bombëvënie.
https://twitter.com/NatLacombe66/status/1714584724587331847?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1714584724587331847%7Ctwgr%5Eff4ac9061b75bf9f4263eda9118a243282b71757%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fevakuohen-tete-aeroporte-ne-france-pas-kercenimeve-per-venie-te-bombave%2F








