Sporti i boksit dhe ai i arteve marciale mikse (eventet kryesore të UFC) janë dy sportet që dominojnë në eventet me më shumë PPV (pay per view-paguaj për ta parë).
Në një listë të pesë eventeve sportive më të shitura në histori, spikat ish-boksieri Flojd Mejuether. Ai ndodhet në 4 nga 5 eventet sportive më të shitura në histori.
Dueli i boksit mes Flojd Mejuether dhe filipinasit Manu Pakuao mbetet eventi më i shitur në historinë e sportit, me 4.6 milionë PPV. Në dy nga 5 eventet më të shitura ndodhet irlandezi i UFC-së, Konor MekGregor.
- Eventet me më shumë PPV
1-Mejuether vs Pakuao (2015), 4.6 milionë PPV
2-Mejuether vs MekGregor (2017), 4.3 milionë PPV
3-MekGregor vs Nurmagomedov (2018), 2.4 milionë PPV
4-Mejuether vs De La Hoja (2007), 2.4 milionë PPV
5-Mejuether vs Kanelo (2013), 2.2 milionë PPV








