
Kursi i euros është në rënie prej muajsh dhe tashmë është në të njëjtin nivel me dollarin amerikan. Një vit më parë, një euro kushtonte 1.20 dollarë, dhe në fillim të 2022-shit tashmë ishte zhytur në 1.13 dollarë. Që atëherë, zhvlerësimi vazhdoi dhe kulmoi me një barazi të shkurtër me dollarin amerikan të martën.
Ekspertët identifikojnë dy arsye kryesore pse euro ka humbur vlerën, njëra është rritja e inflacionit në zonën e euros (EA), Sushanta Mallick, profesoreshë e financave ndërkombëtare në Universitetin Queen Mary të Londrës.
“Inflacioni në EA ishte mesatarisht 8.6 për qind në qershor me 14 ekonomi të vogla të eurozonës që përjetuan inflacion mbi mesataren deri në 22 për qind në Estoni. Vetëm pesë ekonomi të eurozonës janë nën këtë mesatare të EA,” tha ai.
“Ky trend në rritje vjen si pasojë e çmimeve më të larta të energjisë për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë,” shtoi ai.
Në të vërtetë, ekonomia amerikane ka qenë shumë më pak e prekur nga lufta e Ukrainës sesa Evropa, e cila deri më tani ka mbetur “disi imune ndaj paqëndrueshmërisë në tregjet e naftës dhe gazit, duke pasur parasysh rezervat e tyre të naftës dhe përdorimin e burimeve alternative të energjisë, duke shpjeguar pse dollari amerikan është duke u mbiçmuar në raport me euron”, tha Mallick.
“Statusi i strehës së sigurt”
Për më tepër, në ndryshim nga Evropa, normat e interesit në SHBA janë rritur prej disa muajsh, gjë që i bën më tërheqëse investimet në zonën e dollarit amerikan, sipas Lucio Sarno, profesor i financave në Universitetin e Kembrixhit.
“Rritja e normave të interesit në SHBA tërheq investime të mëtejshme në asetet në dollarë, dhe kjo është përveç kërkesës së fortë për dollar të nxitur nga statusi i tij i strehës së sigurt në kohë lufte,” tha ai për Al Jazeera.
Në fund të janarit, njoftimi i Bankës së Rezervës Federale të SHBA (FED) për të nisur një seri rritjesh të qëndrueshme dhe të rëndësishme të normave të interesit vetëm bëri që dollari amerikan të fitonte fuqi. Ndërkohë euro ka humbur edhe 10 për qind të vlerës së saj.
Megjithëse Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka të ngjarë të rrisë normat e interesit me 0.25 për qind këtë muaj, FED rriti normën bazë të interesit me 0.75 në qershor, duke shënuar rritjen më të konsiderueshme në gati 30 vjet.
“SHBA-ja po i rrit normat e interesit në mënyrë shumë më agresive sesa mund të bëjë BQE tani ose në të ardhmen e afërt”, tha Sarno.








