F1, “Ferrari” përfiton më shumë se “Mercedesi”

Sezoni 2020 në Formula 1 ishte mjaft zhgënjyes për skuadrën e Ferrarit, që e mbylli kampionatin për konstruktorë në vendin e gjashtë. Pavarësisht kësaj, makina italiane do të marrë më shumë të ardhura nga Formula 1, se makinat e tjera për vitin 2021.

Kjo, për shkak të një bonusi shtesë që “kokëkuqja” merr si pasojë e faktit që konkurron në Formula 1 që prej debutimit të këtij sporti. Dhe shifra e këtij bonusi varet nga sasia e dollarëve që Formula 1 do t’u shpërndajë të gjitha skuadrave.

Falë këtij bonusi prej 50 milionë dollarësh, që e merr vetëm Ferrari, makina italiane do të arkëtojë për vitin 2021 plot 150 milionë dollarë. Ndërsa Mercedes, që u shpall kampion, do të arkëtojë 145 milionë dollarë. Në vendin e tretë është “Red Bull” me 132 milionë dollarë.

LEXO EDHE:

Back to top button