F1, gara në Soçi do të rikthejë spektatorët në tribuna?


Promotorët e garës së Formula 1 në Rusi, synojnë të rikthejnë deri në 50 për qind të tifozëve në tribuna në garën e shtatorit, duke mirëpritur rreth 30 mijë tifozë në këtë aktivitet sportiv. Drejtuesit e Formula 1 janë duke shikuar rreth një zgjidhje për rikthimin e një numri të kufizuar të tifozësve në gara, potencialisht që nga gara në Toskanë, në fillim të shtatorit.

Mirëpo promotorët e garës së Rusisë kanë bërë një hap para dhe kanë filluar të shesin në mënyrë aktive biletat për garën e 27 shtatorit. Numri maksimal për garën në Soçi do të jetë 30 mijë persona.

Kujtojmë se gjatë fundjavës do të zhvillohet gara për Çmimin e Madh të Spanjës, e cila do të jetë pa tifoz në tribuna.

LEXO EDHE:

Back to top button