Nejmari krah me krah me Mesin e Zanetin


Nejmari ka vendosur një rekord të ri në Ligën e Kampionëve, në natën e kualifikimit të PSZH -së në gjysmëfinale. Kundër skuadrës së Atalantës, 28-vjeçari bëri 16 driblime, një rekord i përbashkët në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve me Lionel Mesin dhe Havier Zaneti. Këtë gjë e ariti brazilani në një sfidë ku nuk shënoi gol, por prodhoi vetëm asistin në golin e barazimit të Markinjos.

Ndërkohë fitorja 2-1 e PSZH do të thotë se kampionët e Ligue 1 përparojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, për herë të parë që nga sezoni 1994-1995, kur e bëri këtë nën drejtimin e trajnerit Luis Fernandez. PSZH tani do të përballet me RB Leipcigun ose Atletico Madrid në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, më 18 gusht.

LEXO EDHE:

Back to top button