Facebook Meta ndërmerr hapa për dezinformatat që lidhen me Hamasin

Facebook Meta ndërmerr hapa për dezinformatat që lidhen me Hamasin

Kompania teknologjike Meta ka njoftuar se po ndërmerr hapa, përfshirë heqjen e mbështetjes dhe lavdërimeve për Hamasin nga platforma, pas kritikës së Bashkimit Evropian që kompanitë e rrjeteve sociale nuk po bëjnë mjaftueshëm për të trajtuar dezinformimin, raportoi të dielën Reuters.

Që kur grupi militant palestinez Hamas sulmoi Izraelin më 7 tetor, pretendime mashtruese dhe imazhe të modifikuara janë përhapur në Facebook dhe rrjetet e tjera sociale.

Tri ditë pas sulmit, Meta ka thënë se i ka parë si shqetësuese më shumë se 795,000 përmbajtje në hebraisht ose arabisht.

Përmbajtja me imazhe të paqarta të viktimave është ende e lejuar, por kompania do t’i japë përparësi sigurisë dhe privatësisë së tyre.

Pas sulmit, Hamasi ka marrë shumë pengje izraelitë dhe të huaj në enklavën palestineze të Gazës.

Meta ka thënë se është në dijeni të kërcënimeve të Hamasit për të transmetuar pamjet e pengjeve dhe se do t’i heqë me shpejtësi çdo përmbajtje të tillë.

Komisioni Evropian ka ushtruar presion mbi platformat e rrjeteve sociale për të hequr përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme në përputhje me Aktin e Shërbimeve Digjitale, shkeljet e të cilit mund të rezultojë në gjoba të mëdha.

LEXO EDHE:

Back to top button