Facebook pritet të ndryshojë emrin

Pas përfshirjes në shumë skandale që lidhen me të dhënat e personave të regjistruar në gjigantin social dhe shumëçka tjetër, sipas medieve të huaja, Facebook, rrjeti më i madh social që ka në zotërim edhe Instagram e WhatssApp do të riemërojë veten si një mënyrë për të “pastruar” imazhin duke ndërruar emrin.

Sipas të njëjtave burime, emri i ri do të zbulohet me datë 28 tetor nga shefi ekzekutiv Mark Zuckenberg në konferencën vjetore në Connect.

Nuk ka ende detaje rreth alternativave të mundshme të emrit të ri, mirëpo, një gjë e tillë një lëvizje e tillë mund ta distanconte Facebook nga skandalet aktuale.

LEXO EDHE:

Back to top button