FacebookMeta pranon të zgjidhë padinë për privatësinë e të dhënave

Platforma Facebook e kompanisë Meta, në parim ka rënë dakord të zgjidhë një padi në gjykatën federale të San Franciskos, duke kërkuar dëmshpërblim për lejimin e palëve të treta që të kenë qasje në të dhënat pritave të përdoruesve, shkroi të hënën Reuters.

Siç tregoi dosja gjyqësore, kushtet financiare nuk u bënë të ditura, ndërsa gjyqtarit i është kërkuar ta pezullojë padinë për 60 ditë, derisa avokatët e paditësve dhe Facebookut ta finalizonin një zgjidhje me shkrim.

Padia katërvjeçare pretendoi se Facebooku ka shkelur ligjet e privatësisë së klientëve duke ndarë të dhënat personale të përdoruesve me palët e treta, siç është kompania britanike e konsulencës politike tashmë e zhdukur, Cambridge Analytica.

Facebooku ka thënë se praktikat e tij të privatësisë janë në përputhje me rregullat dhe nuk mbështesin asnjë pretendim ligjor.

LEXO EDHE:

Back to top button