Fajin për shtimin e kileve të Venerës e ka vjehrra e saj

Kur një fotografi e vetme tregon shumë; çfarë ke bërë së fundmi, si i ke marrëdhëniet me mamanë e partnerit si dhe sa kilogramë peshon. Kështu ndodhi me këngëtaren Venera Lumani, e cila shpërndau këtë postim në Instagram Story:

Qëndrimi për dy ditë te mamaja e Lindit i ka kushtuar Venerës gati 1.3 kilogramë plus.

“Po ju ju shëndosh vjehrra?”- pyet artistja, e cila aktualisht peshon 48.5 kilogramë.

Kjo nuk është hera e parë që Venera publikon diçka të ngjashme, sa i takon vjehrrës së saj. Në 2019-ën, pas një perfomance që ajo dhe Lindi kishin në qytetin e Pejës, mamaja e këtij të fundit kishte gatuar byrek për ta dhe i priste në prapaskenë.

“Trajtim pas shfaqjes! Vjehrra ime e di më së miri”, shkroi asokohe Venera.

Po dy vite më parë, e ftuar në B.E Café, Venera Lumani foli gjatë për marrëdhënien me Lindin dhe me prindërit e tij. Ajo u ndal edhe te lidhja me vjehrrën. Këngëtarja tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me nënën e Lindit dhe se ajo është si një nënë e dytë për të. Megjithatë, Venera i thërret në emër.

“Ajo është nënë e dytë për mua, por e thërras në emër. Nuk e kam menduar në fakt se si mund ta quaj

LEXO EDHE:

Back to top button