Mbi shtatë mijë raste të reja me Covid-19 në Turqi

Turqia raportoi 7.325 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 649 pacientë simptomatikë, dhe 86 vdekje të tjera, transmeton Anadolu.

Numri i përgjithshëm i rasteve tani ka kaluar shifrën 2,60 milionë, kurse numri i të vdekurve ka arritur në 27.738, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 7.209 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në mbi 2,49 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 1.193, treguan shifrat e fundit.

Mbi 31,86 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 117.121 gjatë ditës së kaluar.

Më 14 janar, Turqia nisi fushatë masive të vaksinimit kundër COVID-19.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Turqia ka zbatuar kufizim të lëvizjes për të frenuar përhapjen e virusit.

LEXO EDHE:

Back to top button