Besimi me porosi për sektorin e biznesit: Të rrisin aktivitetin ekonomik dhe t’i ruajnë vendet e punës

Ministri i Financave, Fatmir Besimi  i ftuar në “Magazina Ekonomike”, shprehet optimist se vendi do të ketë stabilizim, gjegjësisht rritje ekonomikë. Në këtë drejtim ai me porosi deri tek sektori i biznesit që të investojnë, të rrisin aktivitetin ekonomik dhe të ruajnë vendet e punës.

“Ta bëjmë të qarrtë, projeksionet tona janë bazuar në ato projeksione që kanë institucionet ndërkombëtare siç kanë janë Fondi Monetar, Banka Botërore dhe Komisioni Evropian për parashikimet për vitin 2021. E parashikimet ishin që nga tre mujori i dytë dhe sidomos gjysmëvjetori i dytë i viti 2021 do të ketë zhvillime ekonomike të normalizuara me një dinamikë rritëse. Këto janë edhe projeksionet tona bazike dhe ajo që kemi paraparë 4.1 për qind rritje të ekonomisë, me një alternativë nëse skenari është pesimist.  Ne do të vazhdojmë të kemi projeksionet e këtilla dhe ta bazojmë këtë në  aspekt të skenarit që do të kemi një stabilizim, gjegjësisht rritje ekonomike.  Dhe kjo është jashtë-zakonisht e rëndësishme sepse edhe mesazhet me politikat ekonomike që i japim sektorit të biznesit është që të investojnë, të rrisin aktivitetin ekonomik, ti ruajnë vendet e punës që sistemi të mos bjerë nën nivelin e një aktiviteti normal ekonomik”, deklaroi Fatmir Besimi, ministër i Financave.

LEXO EDHE:

Back to top button