LFK e Strumicës bojkoton Kuvendin e FFM-së, Sejdini mbetet kandidat i vetëm

Lidhja Futbollistike e Komunale e Strumicës nuk do të merr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë , që është caktuar të zhvillohet më 14 mars. Arsye për bojkotimin është mospërshtatja e statutit të FFM-së me atë të Agjencisë për Rini dhe Sport.

Në Kuvendin Zgjedhor të Strumicës për president është zgjedhur sërisht GJorgji Gocevski, i cili deklaroi se edhe në periudhën e ardhshme do të punojë në interes të futbollit të këtij rajoni. Lidhja Futbollistike Komunale e Strumicës iu bashku asaj të Koçanit, të cilat nuk do të delegojnë anëtarët e saj për delegatë në Kuvendin e FFM-së dhe anëtarë të Këshillit Drejtues.

Me këtë hap, Muamed Sejdini mbetet sërisht kandidati i vetëm për postin e presidentit të FFM-së, që morri pëlqimin e delegatëve të Lidhjes Futbollistike Komunale të Kërçovës.

LEXO EDHE:

Back to top button