Familjarët e gjetën të pajetë në kanal, detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

Familjarët e gjetën të pajetë në kanal, detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 34-vjeçarit Indrit Ndoj në Fushë-Krujë. 

Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë të 34-vjeçarit mëngjesin e sotëm, në një kanal në anë të rrugës, teksa ishin duke shkuar në punë, raporton Euronews Albania.

Familjarët kanë njoftuar menjëherë Policinë.

Nga ekzaminimet që janë bërë, rezulton se i riu nga të shtënat me armë ka pasur plagë në këmbë dhe kokë.

Familjarët janë shprehur në polici se djali i tyre nuk kishte asnjë konflikt.

Deri më tani nuk është shoqëruar asnjë person për ngjarjen.

Emri i Indrit Ndojit është i njohur për policinë.

34-vjeçari është arrestuar më parë në 19 shtator të 2021, pasi u kap bashkë me Enea Babasin duke transportuar me automjetet e tyre “ Volvo” dhe “Ford” 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës. /Euronews Albania/

LEXO EDHE:

Back to top button