Fansat thonë se lotët e Jennifer Lopez për çmimin “People’s Choice Awards” ishin të rremë

Një nga eventet më të mëdhenj të vitit, People’s Choice Awards, mblodhi dy netë më parë personazhet e njohur nga gjithë fushat duke nisur nga muzika, kinematografia, televizioni etj. Ky është i vetmi spektakël ky fituesit zgjidhen nga njerëzit dhe këtë vit kishin votuar plot 1 miliardë njerëz për të zgjedhur më të mirët e 2020-tës.

Justin Bieber dhe Lady Gaga ishin ndër personazhet më të nominuar për këtë vit, me nga 7 nominime secili. Emra të tjerë të njohur që ishin të nominuar ishin Meghan Thee Stallion, Ariana Grande, Cardi B, The Weeknd, Will Smith, Charlize Theron, Tiffany Haddish etj.

Spektakli u drejtua këtë vit nga Demi Lovato dhe para se ai të niste zyrtarisht, E! zgjodhi tre personazhe për të nderuar me disa çmime mjaft të rëndësishme. Jennifer Lopez morën çmimin “Icon Award”, Tyler Perry “People’s Champion Award” dhe Trace Elliss Roos “Fashion Icon Award”.

Mirëpo, fansat e kanë “kryqëzuar” Jlo-në pasi mendojnë se lotët e saj ishin të rremë.

Ata menduan se Lopez u sforcua për t’u dukur e prekur dhe nuk i besuan aspak lotët që ajo u mundua t’i fshinte me dorë gjatë mbrëmjes.

Gjatë fjalimit të saj, këngëtarja u shpreh:

“Njerëz, 2020 nuk ishte shaka, apo jo? Dua të them, para vitit 2020, ne ishim të fiksuar për të fituar këtë çmim ose për t’u nominuar për atë çmim, por ky vit na ka treguar se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo. Le ta ndihmojmë njëri-tjetrin, ta duam njëri-tjetrin, të jemi të mirë me njëri-tjetrin. Ndonjëherë kur jam e lodhur, siç ka qenë me shumicën prej nesh këtë vit, familjen time, miqtë, fëmijët e mi dhe fansat e mi, ju jeni njerëzit që më mbështetët kur nuk mund të ngrihesha.”

LEXO EDHE:

Back to top button