Fati i Ilir Metës do të varet nga Gjykata Kushtetuese

Fati i Ilir Metës do të varet nga Gjykata Kushtetuese

Fati i Ilir Metës do të varet nga Gjykata Kushtetuese nëse do ta çojë deri në fund ose jo mandatin 5-vjeçar në krye të Presidencës. Me 18 janar të këtij viti, Gjykata Kushtetuese do të marrë vendimin nëse Ilir Meta do të vazhdojë detyrën deri në fund të mandatit të tij, ose do t’i vërë vulën precedentit që vendosi Parlamenti në verën e shkuar.

Në rast se 7 anëtarët e Gjykatës më të lartë në vend vendosin për shkarkimin e tij për shkelje të rëndë, sipas nenit 91 të Kushtetutës, kompetencat e tij do t’i ushtrojë kryetarja e Kuvendit  Lindita Nikolla. Parlamenti ka kohë 60 ditë për të nisur me procedurat me zgjedhjen e Presidentit të ri. Përpjekjet e PS për të larguar Ilir Metën nga posti i Presidencës nisi që në vitin 2019, kur Kreu i Meta çdekretoj datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button