Kryetari i bashkisë së Kievit dhe ish-kampioni botëror i boksit iu bashkua ushtrisë ukrainase

“Shumë prej nesh kanë shërbyer në ushtri dhe ato aftësi duhet të rikthehen. Mendoj se një trajnim i tillë është thelbësor për zyrtarët e rangut të mesëm dhe të lartë në një vend që ka qenë në luftë për tetë vjet”, tha Klitschko për gazetën britanike telegraph. Klitschko iu bashkua stërvitjeve të mbrojtjes territoriale të Kievit dhe me atë rast tha se vendi i tij tashmë është në luftë.

Fjalët e kryebashkiakut ndoshta flasin për zonën e Krimesë, e cila është pjesë e Rusisë që nga viti 2014, pasi në atë territor u mbajt një referendum dhe u nënshkrua marrëveshja e bashkimit, shkruan nypost.

“Unë mendoj se këto janë tipare të karakterit të përbashkëta të të gjithë atletëve. Vetëdisiplina, përpikëria, këmbëngulja dhe një ndjenjë e fortë e fokusit janë parimet kryesore që ju ndihmojnë të keni sukses, pavarësisht se çfarë pune bëni”, shpjegoi boksieri legjendar.

Në fund ai tha se ndihma e miqve është e një rëndësie të madhe për Ukrainën dhe falë lidhjeve të tij, ai vend ka bërë shumë partneritete.

LEXO EDHE:

Back to top button